
12 persona kanë rezultuar pozitëve me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave që sapo publikoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri total i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 868, ku rastet e reja positive janë konfirmuar në bashkitë e Tiranës, Krujës, Kamzës dhe Fierit.
Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.
Shpërndarja e të prekurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë.