Habit mjeku Italian: Mos e bëni tamponin, krijon infeksion!!!

Ka befasuar mjeku italian, Roberto Petrella (I specializuar në Obstetro-gjinekologji( I cili është shprehur kundër bërjes së tamponit, si mënyrë për marrjen e kampionit që analizohet më pas në laborator me qëllim zbulimin e infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi. Mjeku ka dalë me një pretendim që nuk e kishim dëgjuar më herët që tamponi përmban baktere dhe krijon infeksione.

Petrella ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ku u është drejtuar të gjithëve që të mos e bëjnë tamponin. Marrja e tamponit duhet bërë në një pikë të caktuar, në brendësi të faringut e të bashkimit me kanalin e hundës, jo siç bëjnë ata, që e rrotullojnë nga të duan. Tamponi, kështu siç bëhet, prish membranat. Pra, gërvisht. Tamponi është plot me miliona baktere. Nuk është steril. Duke traumatizuar mukozën edhe në fund të kanalit të hundës, si dhe te faringu, dërgojnë baktere të tjera nëpërmjet fytit”, tha mjeku që është edhe kundër vaksinës.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article