‘Oopss’, padashje Chrissy Teigen sapo zbuloi gjinininë e bebushit!

Chrissy Teigen është në pritje të ëmbël pasi në barkun e modeles po rritet bebushi i tretë i familjes Legend- Teigen.


Duket se kjo shtatzëni nuk po shkon edhe mirë për modelen e njohur, pasi për shkak të një problemi me placentën asaj i duhet të kalojë një pjesë të madhe të ditës në regjim shtrati.

Nëpërmjet një video në instagramin e saj, Chrissy u shpjegoi ndjekësve gjendjen në të cilën ndodhet.

“Gjithçka është mirë. Vërtet ndihem mirë, por placenta është e dobët dhe më bën të kem gjakderdhje shumë. Pra, në thelb, është rrezik i lartë. Thjesht duhet ta bëj sërish të shëndetshme. Kjo do të thotë që nuk duhet të lëviz dhe duhet të jem në regjim shtrati. Ai është i shëndetshëm. Ai është ndoshta…ups! Ky ishte budallallëk,” tha ajo duke qeshur.

Dhe, po padashje mami në pritje sapo zbuloi gjininë e fëmijës së tretë. Luna dhe Miles do të bëhen së shpejti me një vëlla të vogël.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article