Po, Halloween do jetë ndryshe këtë vit. Ndoshta festimet do të ndalohen por nuk ka pse të ndodhë e njejta gjë me dekoret për këtë festë. Në fakt, nëse 31 Tetori është një nga ditët e tua të preferuara të vitit , atëherë pse mos ta teprosh paksa e të tregosh frymën tënde festive. Tradicionalisht festa kërkon rrjeta të tepruara merimangash, kafka dhe të tjera elemente të frikshme, por këtë vit me këshillat e disa prej dekoruesve më të mirë të shtëpive, morëm disa objekte sa gazmore aq edhe të përshtatshme me festën , e sigurtë që do e komplimentojnë atmosferën akoma më shumë. Kështu, të thyejmë edhe pak tabutë duke treguar se sa kreative mund të jenë dekoret e Halloween-it pa qenë domosdoshmërisht të frikshme.