KreuFashion

15 mënyra për të veshur një xhaketë xhins!

Xhaketa e xhinse është thjesht një nga ato prodhimet klasike që do ta kenë gjithnjë tërheqjen e përjetshme. Është një artikull thelbësor i stilit që duket se gjen një vend të sigurt në veshjet tona vit pas viti (edhe nëse kalon pak kohë në mes të varur në pjesën e pasme të dollapit tuaj).

Vjeshta është periudha perfekte me të cilën një xhaketë të vogël xhins mund ta kombinish me një larmirshmëri copëzash të tjera veshjesh për ‘outfit’ të përshtatshëm për sezonin e stinës së artë.

Nuk ka rëndësi se çfarë natyre jeni apo çfarë stil veshje keni, me shumë pak fantazi, e vërteta është se me një xhaketë xhins mund të krijohen dhjetëra kombinime, nga ato më romantiket, e deri tek kombinimet fatale…kjo e shtunë është fiks dita e një xhakete xhins, ndaj nëse ende nuk keni dalë nga shtëpia konsiderojini idetë e mëposhtme; me siguri tek një kombinim do ta gjeni veten!

Nëse ende nuk e keni këtë artikull MUST në garderobën tuaj, në Shopbordo gjeni këtë xhaketë Dsquared per te plotësuar ‘outfit-et’ tuaja.