KreuFashion

Leksione stili; 6 mënyra si ta kombinoni beretën si një pariziane e vërtetë!

Nuk ka dyshim që bereta qëndron stoike në fron si një aksesor mode për dekada e dekada, ndaj ajrin francez që kjo lloj kapele të jep do ta dëshironte kushdo. Dhe meqë jemi tek Franca dhe stili i veçantë parizien; mjaftojnë vetëm disa leksione të thjeshta se si duhet ta kombinoni beretën për t’u dukur sikur vendlindja juaj është fiks pas kullës Eiffel.

Së pari duhet të mendoni përtej klisheve, e fatmirësisht në Javët e Modës pamë plot modele kombinimesh të beretave; ja disa mënyra!

Luani me copën;

Për të qenë një hap përpara guxoni të mbani një beretë lëkure, duke e kombinuar me një pardesy po lëkure.

Stil ushtarak;

gjeni një beretë që ju kujton ushtarët dhe kombinoheni me çdo veshje casual.

Bereta klasike;

sigurisht që plot modele klasike beretash që do t’ju jepnin atë ajrin parizein, por nëse kujdeseni që edhe veshja të jetë klasike Parisi atëherë mund të thoni lirshëm që keni lindur në Paris.

Ajër vjeshte:

Një beretë e bardhë mund të cilësohet si aksesor vere, por nëse e vishni me bluzë të gjatë vjeshte, pantallona xhins dhe një pallto të hollë; ja ku u krijua një ‘look’ modern i vjeshtë 2020

Stil i fillim viteve 2000;

përqafoni trendin e fillim viteve 2000 duke kombinuar psh një beretë lëkure me veshje ‘retro’.

Printi i zhurmshëm;

Nëse pëlqeni të mbani në kokë një aksesor me print të theksuar, jeni e lirë ta bëni; ama mbani pjesën tjetër në stilin minimal.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF