KreuFashion

Qëndro i sigurt, por dhe ‘fashion’: 13 maska që e kthejnë mbrojtjen në modë!

Tashmë maskat mbrojtëse janë pjesë e pandarë e jona, sidomos në vende publike. Specialistët e mjekêsisë vijojnë të bëjnë thirrje për distancim social si dhe për vendosjen e maskave kur ndodhemi mes grupime njerëzish, apo në urbane.


Nëse ata, indiferentët ndaj modës mjaftohen me një maskë të blerë në farmaci, pasi rênësi ka mbrojtja e shëndetit; ka nga ata që nuk mund të heqin dorë nga moda, edhe në kohë pandemie.

Siç së fundmi rroba banjot po vijnë në versionin ‘trikini’; bikini kombinuar me maskën e fytyrës, edhe në përditshmëri fare mirë mund të kombinohet veshja me maskën.
Si?

Më poshtë gjeni 13 maska me ngjyra e printe të ndryshme, prej të cilave mund të vidhni ide dhe t’i bëni tuajat qoftë edhe duke i kopjuar dhe duke i realizuar tek stilisti juaj.


Qëndro i sigurt, por dhe ‘fashion’!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF