KreuBusull

Nga Eros tek Nutella; ja emrat që ndalohen në vende të ndryshme të botës!

Nga Eros tek Nutella; ja emrat që ndalohen në vende të ndryshme

Duke gjykuar nga emrat  që të famshmit  u japin fëmijëve të tyre, është e vështirë të imagjinohet se çfarë tjetër mund të na befasojë. Për shembull, Elon Musk dhe këngëtarja Grimes e vendosën djalin e tyre X Æ A-12, ndërsa vajza e Gëyneth Paltroë u quajt Apple. Sidoqoftë, në disa vende të botës disa emra fëmijësh  janë të  ndalohuar  dhe se jo të gjitha idetë krijuese të prindërve mund të inkurajohen.

Francë: Nutella dhe Luleshtrydhe

Një familje franceze e quajti vajzën e tyre Nutella. Ndoshta prindërit kanë ëndërruar që fëmija i tyre do të bëhet po aq popullor në të gjithë botën në të ardhmen. Por gjithçka ndodhi ndryshe. Në shkollë, ajo u ngacmua nga bashkëmoshatarët e saj, kështu që iu desh të ndryshonte emrin në Ella. Historia u diskutua gjerësisht në shoqërinë franceze dhe, si rezultat, qeveria e vendit ndaloi zyrtarisht dhënien e emrit Nutella fëmijëve. Një çift tjetër francez donte ta quante vajzën e tyre Fraise (që do të thotë luleshtrydhe në frëngjisht) por u refuzua. Arsyeja për këtë ishte një lojë me fjalë: ekziston një frazë mjaft e vrazhdë në zhargon që tingëllon mjaft e ngjashme. Si rezultat, foshnja u quajt Fraizza.

Mexico: Terminator

Kush do të mendonte se ky emër ishte i zakonshëm në Meksikë për një kohë të gjatë. Dhe në një moment, fëmijët e quajtur pas personazhit të filmit të Arnold Schëarzenegger ishin aq të shumtë sa autoritetet lokale vendosën të ndalonin emrin, Terminator.

Suedi: Ikea

A ka ndonjë që nuk e do këtë zinxhir të dyqaneve suedeze të mobiljeve? Por a është kjo dashuri aq e fortë sa të vendosë emrin e fëmijës IKEA? Autoritetet suedeze vendosën të lëshojnë një ligj në 1982, sipas të cilit, prindërit nuk mund t’u jepnin fëmijëve të tyre emra që “mund t’u shkaktojnë shqetësime atyre që i përdorin”.

Islandë: Camilla

Në Islandë, ekziston një komitet i veçantë që përcakton dhe rregullon rregulla të qarta për emërtimin e të porsalindurve. Kështu, për shembull, është e ndaluar të quash vajzën tënde Camilla, pasi nuk ka asnjë shkronjë “c” në alfabetin lokal. Por populli islandez lehtë mund ta quajnë  vajzën Kamilla me një “K.”

Gjermani: Mente dhe Gur  

Në Gjermani, prindërit donin t’i jepnin fëmijës së tyre emrin Pfefferminze ( që do të thotë mente në gjermanisht). Por kërkesa u refuzua për faktin se “mund të shkaktojë tallje”. Emri Stone (gur)  u ndalua gjithashtu për faktin se “një fëmijë nuk mund të identifikohet me të, sepse është një objekt dhe jo një emër i parë”.

Itali: Friday (E Premte)- Blue (Blu)

Një ditë kaq e bukur e javës si e Premtja është e ndaluar të përdoret si emër në Itali. Gjykata italiane vendosi që Venerdi (që do të thotë e  Premte në Italisht) të hyjë në kategorinë e “qesharake ose të turpshme”, prandaj është e ndaluar të emërtosh një fëmijë këtë.

Gjithashtu në vitin 2018, në Milano, autoritetet lokale ndaluan një çift të vinte emrin e vajzës së tyre Blu (ngjyra blu në italisht). Ky vendim u bazua në një dekret presidencial, të lëshuar në 2000, që thoshte se “emri i dhënë një fëmije duhet të korrespondojë me seksin e tij”, dhe Blu nuk mund të konsiderohet pa dyshim femër.

New Zeland: Princeshë

Emri i foshnjës Princess është i ndaluar në Zelandën e Re. Vendi e refuzoi këtë emër për shkak të faktit se është një titull zyrtar. Lista e emrave të ndaluar përfshin gjithashtu tituj të tjerë si princ, mbret, mbretëreshë, dukë, zot, papë, shenjt, zotëri, zonjë dhe disa të tjerë.

Shqipëri:

Në zyrat e Gjendjes Civile në Republikën e Shqipërisë, ekziston një listë me emrat e papërshtatshëm (antroponime) të ndaluar. Emrat që gjenden në këtë listë, nëpunësit dhe prindërit nuk kanë të drejtë t’i emërtojnë fëmijët e sapolindur.

Kjo është lista e emrave të papërshtatshëm të ndaluar në Shqipëri:

Ankim, Arancata, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume ,Car, Cub ,Currane, Currele ,Careva, Carina ,Cbane, Dert ,Derman ,Dovlet, Durak, Ekran, Eros ,Ferman Federate ,Fodulle ,Gazep ,Gallata ,Gabime ,Groshe, Gjezap, Hyzmet, Hice ,Hafije, Helme, Ironi ,Jermsine, Keqan, Keqe ,Krajlice, Levere ,Meze, Meshire ,Mjafte, Mjaftime ,Mjaftoni, Mbarime ,Mbete, Mbylle, Marrezi ,Ndalime ,Pikellime ,Pafate ,Pseerdhe ,Rike ,Rakita, Spece ,Sose ,Stenate, Sherre ,Shkurte ,Shkurtime Vajtime ,Xhenaze, Zehere.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF