Ariana u largua nga Love Story por paska projekte të mëdha, përfshirë një film!

Ariana Shabani, ish konkurente e Love Story, nuk paska ndërmend të tërhiqet më nga rruga e nisur, por numëron disa projekte të reja në Shqipëri. Një prej tyre është edhe pjesëmarrja në një film. Po për prag finale cfarë mendon Ariana? “ Në fakt e prisja që do ishin Meri dhe Generda në finale dhe më duket shumë mirë sepse kam parë ndjenjë si nga vajzat ashtu edhe nga Saimiri. Me Merin Saimiri ka pasur më shumë takim dhe me Generdën e mori vrullshëm”, tha ajo për “Daily Love Story”. Po cila nga vajzat ka më shumë ndjenja për Saimirin, Generda apo Meri, si e sheh këtë ish konkurentja. “ Mendoj se kanë të dyja, por më shumë e shfaq Generda. Meri është një vajzë shumë e turpshme dhe jam e sigurt që ka turp t’i shfaqë. E njoh pak a shumë tipin e Merit që është e ndrojtur”, ka qenë komenti I saj.

Previous ArticleNext Article