“Është magji”, kështu e cilëson muzikën Era Rusi, e ne ndajmë të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për artiste si ajo, që me zërin e saj brilant të përfshin në çdo material muzikor.
Era Rusi prezantoi te Rudina projektin e saj muzikor më të ri “Me zëvendësove”, me të cilën këngëtarja ka vendosur të marrë pjesë në “Këngën Magjike”.
Tematika që kënga trajton është aborti, një temë delikate për të cilët asnjëherë nuk është folur aq sa duhet.
“Në Shqipëri fatkeqësisht është rritur shumë numri i aborteve dhe kush më mirë se sa një artist mund të flasë për këtë temë”, u shpreh këngëtarja.
Era tregoi se në momentin e parë që e dëgjoi këngën, mendimi i parë që i erdhi ndërmend ishte që duhet ta këndonte patjetër. Ndër të tjera këngëtarja tha se kënga e mbush me shumë emocion, edhe pse nuk i ka rastisur një histori e tillë. Por, nëse jeta do ta përballte me një situatë që ajo do të duhej të zgjidhte, sigurisht që zgjedhja do të ishte fëmija.
Periudha e pandemisë për këngëtaren ka shërbyer për të realizuar disa projekte muzikore, të cilat ajo mezi pret t’i publikojë dhe të ketë mundësi t’i këndojë live. “Kam një boshllëk shumë të madh, më mungon skena”, u shpreh ajo.

Loredana ka një dëshirë, cila është ajo?










SHARD, vetëm një copëz e tillë në Shqipëri



“Lodhja pandemike” ekziston!





