KreuStil Jetese

Çmimet Oscar 2021, yjet e Hollywood rikthehen në tapetin e kuq!

Pritjes i erdhi fundi, mbrëmjen e kaluar u mbajtën Çmimet Oscar 2021, ku yjet e showbizit botëror shkëlqyen në tapetin e kuq. Shfaqja e këtij viti ishte ndryshe nga çdo vit tjetër, pjesëmarrësja ishte shumë e ulët për shkak të kufizimeve të vendosura nga pandemia Covid-19. Kjo ishte hera e parë që më të mirët e Hollywoodit mblidhen pas më shumë se një viti. Transmetimi i Oscars zgjati tre orë dhe të pranishëm ishin vetëm 170 të ftuar në vend të 3000 që kanë qenë zakonisht.

Yjet përfshirë Carey Mulligan, Margot Robbie dhe Reese Witherspoon udhëhoqën mbrëmjen e 93-vjetorit të Oscar. Shfaqja u mbajtën për herë të parë në Union Station në qendër të Los Angeles, stacioni më i madh hekurudhor i qytetit, në vend të Teatrit të zakonshëm Dolby.

Yjet e filmave rrinin të distancuar dhe dilnin pa maska vetëm ​​kur ishin në kamera ose të ulur në sallën kryesore të shfaqjes. Të gjithë të pranishmit ishin nën kontrollin e sigurisë ndaj Covid dhe për 10 ditë duhet të jenë të qëndrojnë të distancuar nga njerëzit e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF