Pas përfundimit të programit “Love Story” gjithë vëmendja u kthye te Meri dhe Saimiri, se si do të vazhdonte rrugëtimi i tyre së bashku.
Ndërkohë që Saimiri u largua në Gjermani, pasi ai atje jeton dhe punon prej vitesh, ishin të shumtë ata që menduan që historia e tyre e dashurisë përfundoi. Fakti që ata kanë zgjedhur ta vazhdojnë njohjen privat, bën që dyshimet për marrëdhënien e tyre të shtohen.
Së fundmi, Saimiri ka publikuar një foto në Instagram dhe e shoqëron me një mesazh, të cilin nuk e dimë saktësisht se kujt ja drejton. “Klas është kur ti ke shumë për të thënë, por zgjedh të qëndrosh në heshtje përballë budallenjve”, shkruan ai.
Ndërkohë Meri me anë të një video në Instastory na tregoi se mbrëmjen e së premtes ka zgjedhur ta kalojë nën shoqërinë e muzikës.
Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të ndjekim dyshen e dashur në rrjetet sociale dhe të presim nëse do të ndajnë diçka më tepër me ne..




Horoskopi ditor, e shtunë 17 prill 2021


Prindër për herë të parë, flet Arbenita dhe Fero



Loredana ka një dëshirë, cila është ajo?










SHARD, vetëm një copëz e tillë në Shqipëri
