KreuStil Jetese

Përse kjo foto e cantës së Valentinos, ka shkaktuar shumë polemika e tension në rrjetet sociale?

Ka pasur polemika të mëdha dhe tension në rrjetet sociale për foton e fundit të shtëpisë së modës Valentino. Çanta kushton 2500 euro dhe është prodhuar nga cipa e lëkurës së qingjit. Megjithatë askush nuk u mor me të. Sapo fotoja u postua në faqen zyrtare të Valentinos, një valë e madhe komentesh nga më të ndryshmet, shumë prej tyre homofobike vërshuan dhe pushtuan rrjetin. Fotografia është realizuar nga fotografi proifesionist Michael Bailey – Gates, i cili pozon i zhveshur i sapo dalë nga vaska.

“Qëllimi im është të shpreh bukurinë, sipas kohës dhe standardeve që po jetojmë. Bukuria është një reflektim i vlerave tona.” Kështu është shprehur krijuesi i shtëpisë së modës Valentino, Pier Paolo Piccilino.   “Askush nuk kritikoi çantën që kushon 2500 euro të krijuar nga cipa e lëkurës së qingjit, por u tronditën  nga fotoja e Michael Bailey -Gates, nga trupi i tij i brishtë, nga linjat elengante fizike, apo se një burrë po mbante një çantë! ”, u shpreh i indinjuar ai. “Jemi dëshmitarë të një ndryshimi shumë të madh të racës njerëzore. Evolucioni është i mundur vetëm nëse do të jemi të gjthë të barabartë. Nëse të drejtat tona janë të mbrojtuara dhe liria e shprehjes është e garantuar,” shtoi më tej. Vetë fotografi i njohur, i cili u bë model pa dashje, reagoi në rrjetin social duke u thënë se njerëzit duhet të reagojnë ndaj kauzave të vërteta dhe të mos jenë sipërfaqësorë. “Vlerësoj shumë të gjitha komentet dhe reagimin që pati kjo foto. Por do vlerësoja akoma më shumë të reagonin ndaj disa ligjeve të tmerrshme që i propozohen dhe po kalojnë në Kongresin Amerikan për të rinjtë trans që kërkojnë të drejtat e tyre,” është shprehur ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF