Pritej që albumi i Elvana Gjatës do të kishte sukses dhe do të pëlqehej shumë, pasi këngëtarja ka çelësin e suksesit dhe nuk zhgënjen kurrë. Por përtej muzikës së saj që e duam aq shumë, Elvana ka spikatur gjithmonë edhe për stilin e saj të veshjes.
Veshje të cilat e bëjnë Elvanën, një yll të muzikës shqiptare që teksa e sheh nuk ka ndryshim nga ato botërore. Kanë qenë të shumta rastet kur këngëtarja ka qenë burim frymëzimi edhe në këtë pikë, ndaj ju sugjerojmë që teksa shijoni muzikën e mirë të albumit “Çelu”, merrni edhe ide për veshje të cilat nuk duhet t’i mungojnë gardërobës suaj.
Duket kaq bukur Elvana teksa ka zgjedhur të veshë bluza dhe këmisha të shkurtra të kombinuara me funde apo pantallona, diku ka preferuar të përdorë edhe xhaketën.
Ngjyra që mbizotëron në veshjet e saj më shumë është e bardha. Në një nga veshjet e bardha është ndërthurur edhe me të zezën, por nuk ka munguar as ngjyra e verdhë pastel.
Po kaq bukur duket edhe veshja me një bluzë të shkurtër të zezë me krahë të fryrë, e cila është kombinuar më një fund të gjatë.
Shumë të veçantë janë edhe vathët e mëdhenj në formë dielli që Elvana ka zgjedhur, të cilët nëse i zgjidhni do ta bëjnë veshjen tuaj edhe me fantastike dhe pranverore.



Horoskopi ditor, e shtunë 17 prill 2021


Prindër për herë të parë, flet Arbenita dhe Fero



Loredana ka një dëshirë, cila është ajo?










SHARD, vetëm një copëz e tillë në Shqipëri

