KreuStil Jetese

Prindër për herë të parë, flet Arbenita dhe Fero

Bukuroshja Arbenitë dhe partneri i saj Fero janë një nga çiftet më simpatikë të showbizit dhe së shpejti presin të bëhen prindër për herë të parë. Fero ishte i ftuar për një intervistë në ATV, ku foli për herë të parë për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tij. Ai tregoi se në fillim nuk e priste të ishte vajzë,  por kjo gjë e emocionoi shumë. Fero theksoi se është plotësisht gati për t’u bërë baba.

Gjatë intervistës foli edhe Arbenita, e cila rrëfeu se në 3 muajt e parë të shtatzënisë ka patur komplikime si të gjitha femrat, ndërsa më pas ka qenë shumë mirë. Arbenita u shpreh se po përjeton një ndjesi të veçantë, edhe mezi pret momentin kur vajza e saj të vijë në jetë.

Ndër të tjera, Fero dhe Arbenita treguan se duan të kenë shumë femijë, pasi i kanë shumë qejf.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF