KreuStil Jetese

Generda tregon se si ja del të jetë gjithmonë në formë të shkëlqyer trupore!

Audienca e madhe e “Love Story” bëri që vajzat të cilat nuk mundën të rrëmbejnë zemrën e protagonistit, arritën të fitojnë zemrën e publikut. Ato rritën numrin e ndjekësve në Instagram, duke u kthyer në këtë mënyrë në influencër.

Generda është një prej tyre, e cila vazhdimisht zgjedh të komunikojë me ndjekësit e saj. Në një nga bisedat që pati së fundmi ajo tregoi se si ja del të jetë në formë të shkëlqyer trupore.

E pyetur nëse ajo ndjek ndonjë dietë për të qenë gjithmonë elegante, ajo tha se nuk e bën diçka të tillë, por mundohet të ushqehet shëndetshëm.

Ndërkohë që është komplimentuar nga disa ndjekës për pamjen e saj Generda zbuloi se ajo merret me stërvitje 3 herë në javë. Gjithashtu, ajo tregoi për fansat e saj se është 1.68 cm e gjatë dhe peshon 55 kg.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF