KreuStil Jetese

Leksion stili: Çfarë na tregojnë veshjet e femrave të familjes mbretërorë në funeralin e princit Filip!  

Princesha Diana, Mbretëresha Elisabetë, Princesha Anne, Meghan Markle, Kate Middleton, Princesha Eugenie e ajo Beatrice, kanë të gjitha një të përbashkët: faktin që kanë influencuar stilin e veshjes përmes kombinimeve të tyre që reflektojnë trendet më elegante të momentit. Kjo gjë u pa qartë edhe në funeralin e princit Filip. Kate Middleton tërhoqi si gjithmonë vëmendjen me veshjen e saj, por nuk mbetën pas edhe mbretëroret e tjera. Princesha Anne i bëri homazh të atit, dukës së Edinburgut, me një pallto të gjatë të zezë, kapele me tyl të zi dhe një shall të lehtë në qafë, ndërsa kishte vendosur dhe disa medaljeEugenie mbante një pallto të gjatë deri në fund të këmbëve dhe një çantë “fizarmonikë”, që u pëlqye shumë. Beatrice zgjodhi një pallto poshtë gjurit, me kopsa të mëdha përpara dhe një rrip me togëz në mes. Vetë mbretëresha Elisabetë e kishte thyer kombinimin “all black”, me një spilë të madhe të shndritshme prej argjendi. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF