KreuArt

Këngëtari Bruce Spingsteen dhe grupi rrok Foo Fighters rifillojnë koncertet, por vetëm për të vaksinuarit!

Rifillon jeta muzikore pas pandemisë. Këngëtari i madh amerikan Bruce Springsten ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Brodway me show –n e tij “Stringsteen në Brodway”.  Spektakli do të nisë në 26  qershor dhe do të qëndrojë në skenë deri në 4 shtator. “Springsteen on Brodway” debutoi për herë të parë në 2017 dhe u shfaq deri në fund të 2018. Me nisjen e pandemisë shfaqja ndaloi.  Këngëtari konfirmoi spektaklin, por si kusht publiku duhet të jetë i gjithi i vaksinuar. Në hyrje të teatrit, spektaktorëve do t’u duhet të paraqesin pasaportën apo dukumentin e vaksinimit.

“Ndjehem i lumtur që m’u kërkua të rinisja spektaklin si shfaqja e parë e teatrit të Brodway-t.’ – ka deklaruar Springsteeen. Teatri Brodway hap dyert për herë të parë pas muajve të gjatë të kufizimeve dhe pandemisë. Ndërkohë dhe grupi i muzikës rrok Foo Fighters ka njoftuar se në 20 qershor do të performojë në Madison Square Garden, por si kusht i gjithë publiku duhet të jetë i vaksinuar.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF