KreuFashion

Kampionati Botëror i Rafting 2021, merr pjesë edhe Shqipëria!

Vera e këtij viti është pritur me padurim nga të gjithë, pas periudhës së vështirë që kaluam për shkak të pandemisë. Janë të shumta mënyrat që secili prej nesh mund të zgjedhë për të kaluar disa ditë pushimi, por kënaqësinë dhe adrenalinën që të jep rafting është e pakrahasueshme. Raftin është për të gjithë ata që dashurojnë pushimet, sportin dhe natyrën.

Rafting është zhvilluar shumë edhe në Shqipëri, dhe janë të shumtë ata që nuk kanë nguruar të provojnë këtë eksperiencë të paharrueshme. “Albanian Eagle” është një nga federatat e vetme që ka garanci, siguri dhe profesionalizëm, me të cilën Shqipëria krenohet.

Për pak ditë “Albanian Eagle” do të garojë në “Kampionatin Botëror të Rafting 2021”, i cili do të zhvillohet në Francë “L’Argentière-La Bessée” nga data 28 qershor deri më 3 korrik. Shqipëria do të garojë mes 30 shteteve të botës si, Francë, Itali, Rusi, Turqi, Iran, Indi, Ukraine, Serbi etj, të cilat përfaqësohen nga 60 skuadra.

Është hera e tretë që vendi ynë do të garojë në Kampionatin Botëror të Rafting, pas pjesëmarrjes në vitin 2012 në Republikën Çeke dhe në 2018 në Itali.

 

 

A post shared by Albania Rafting Group (@albaniarafting)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF