KreuCelebrity

Demi Lovato flet për marrëdhëniet e tensionuara që ka patur me babanë e ndjerë!

Demi Lovato rrëfen në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara që ka patur me babanë e saj të ndjerë biologjik dhe dashurinë për njerkun e saj.

Këngëtarja 28-vjeçare ndahu disa fotografi me 107 milionë ndjekësit e saj në Instagram në një përpjekje për t’i dhënë atyre një pasqyrë në lidhjen me babanë e saj biologjik dhe për t’u ofruar mbështetje atyre me probleme në lidhje me marrëdhëniet prindërore.

Ajo gjithashtu përfshiu një foto me njerkun e saj dhe shprehu mirënjohje për rolin e tij në jetën e saj.

Lovato filloi postimin me dy mesazhe të gjata në lidhje me ndjenjat e saj në Ditën e Babait, ku mes të tjerash shkroi: “Duke u përpjekur të mos zgjohem e trishtuar..Duke u përpjekur të qëndroj pozitive.  Sot është gjithmonë kaq e vështirë. Kjo është për këdo tjetër që ka humbur një baba, që nuk mund të jenë me babanë e tyre, që nuk e kanë njohur babanë e tyre ose për këdo që ka një marrëdhënie jo të mirë me babanë e tyre. Kam kaluar shumë vjet në këtë festë duke menduar nëse duhej ta thërrisja apo jo.”

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF