KreuFashion

Këtë verë rikthehet fuqishëm trendi i viteve 2000!

Trendi i modës i verë 2021 vazhdon të shikojë në vitet 2000. pas pantallonave me bel të ulët dhe fundeve asimetrike, ka ardhur koha për dekoltenë dhe pjesët e sipërme të rrobave. Modele që janë të lidhura pas qafës duke theksuar kështu vijën e shpatullave dhe duke treguar plotësisht pjesën e pasme: një veshje e krijuar për verën, si për të shkuar në plazh ashtu edhe për party në mbrëmje.

Në fakt, një nga sekretet e stilit të modës së viteve 2000 (të cilën mund ta mbajmë në mendje për verën e vitit 2021!) është të kesh veshje themelore (për shembull funde, një palë xhinse dhe pantallona) për t’u kombinuar me shumë bluza  të ndryshme, që do të jenë në ngjyra, modele dhe prerjw ë ndryshme.

Të shkurtra, të lidhura pas qafe, apo të kryqëzuara bluzat këtë verë janë një rikthim i fuqishëm i trendeve të viteve 2000!





Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF