
Lirë dhe mirë është binomi që kërkojmë të gjithë kur duam të bëjmë blerje. Në zemër të bllokut ka një dyqan që do t’ju kënaqë të gjitha pritshmëritë; një dyqan që është kthyer në zgjidhjen e parë dhe të vetme të klientëve që kthehen e rikthehen.
Jadore Aksesor Albania, që numëon më shumë se 60 mijë ndjekës në instagram është kthyer në qendrën tregtare më të madhe online. Akesorë nga më të ndryshmet, gama e të cilëve rritet nga dita në ditë plotësojnë mjeshtërisht bukur stilin e klientëve besnikë të këtij dyqani.
Duke nisur nga syzet, orët, parfumet, çantat e portofolët dyqani Jadore plotëson çdo ditë kërkesat e qindra vajzave e djemve që janë të apasionuar pas trendeve më të fundit. Dhe çfarë është shumë e rëndësishme, këto ditë uljet janë më joshëse se asnjëherë, çmenduria e të cilëve ka shkuar deri në -70%.
Nëse veshjet zënë fizikisht pjesën më të madhe të garderobës tonë; janë aksesorët ato që ndryshojnë rregullat e lojës; duke i shtuar doza personaliteti dhe stili çdo ‘outfit-i’. Përmes aksesorëve secili prej nesh flet pa fjalë! Ndonjëherë kodet e veshjes na ndalojnë të jemi aq joshës sa do të dëshironim, por shumicën e kohës aksesorët tanë mund të thonë atë që nuk mundemi’; duke e kthyer një veshje të mërzitshme në një kombinim pasarelash.
Jador, shtëpia e aksesorëve në Tiranë për një stil që kthen shumë koka pas!



















