Këngëtarja shqiptare Ermonela Jaho është një ndër sopranot më të suksesshme dhe më të njohura në botë, me një zë të fuqishëm, brilant dhe të pakrahasueshëm.
Ylli shqiptar ka triumfuar në mbrëmjen gala të “International Classical Music Awards”, ku u nderua me çmimin e muzikës vokale 2021.
Sporanoja e mrekullueshme shqiptare shkëlqeu dhe ishte e jashtëzakonshme gjatë gjithë mbrëmjes. Ajo rrezatonte e gjitha dhe dukej plot sharm, teksa kishte zgjedhur dhe ia kishte besuar këtë moment të rëndësishëm të karrierës së saj stilistes së njohur Enada At’Nikolla.
“Faleminderit Enada At’Nikolla, për këtë fustan të bukur”, ka shkruar sopranoja e njohur përkrah një fotografie që ka publikuar në Instastory.
Për këtë lajm të bukur Ermonela mes emocioneve tha, “Jam shumë e lumtur t’iu lajmëroj se albumi ‘Anima Rara’ ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA, Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike. Dua të falënderoj ICMA për nderimin dhe gjithashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit të Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë të mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjatë kësaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e vështirë është që të krijohet. Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua të gjithëve…”



















