“Sa fshatare je”, ndjekësja sulmon Rudina Dembacaj!

Nga Italia në Turqi, Rudina dhe Marku po i shijojnë në maksimum pushimet. Është moderatorja vetë që rrëfen gjithcka përmes postimeve në Instagram, e në plot raste, gjen kohën t`u përgjigjet edhe komenteve që merr.

Megjithatë, nuk janë të gjitha pozitive. “Sa fshatare që je, si mundet?! Më vjen keq thjesht për modelin e keq që i përcjell vajzave të reja!”, i ka shkruar një ndjekëse. Rudina ia ktheu përgjigjen: “Ehhh, të paktën të vjen keq!”, ndërsa më pas shtoi: “Zilia zemër errëson sytë e miletit. Zili për dashurinë sidomos”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article