Princi Harry feston 37-vjetorin; ja urimet që mori nga familja mbretërore

Në ditëlindjen e 37-të të Princit Harry, Mbretëresha i ka uruar ditëlindjen nipit të saj me anë të disa fotografive të cilat nxjerrin në pah përpjekjet e tij të bamirësë.

Duka i Sussex, i cili ka lënë detyrat mbretërore dhe aktualisht po jeton në një rezidencë prej 11 milionë funtesh në Kaliforni, gjithashtu mori urime për ditëlindjen nga Princi i Uellsit dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Ndërkohë që Princi Charles emocionoi teksa ndau disa fotografi me djalin e tij të vogël, pas përçarjes që ndodhi mes tyre (nga momenti që Harry dha intervistën me Oprah). Urimi nuk mungoi as nga Princi William dhe Kate Middleton të cilët zgjodhën një portret të Dukës, duke e shoqëruar me mbishkrimin, “Gëzuar ditëlindjen Princ Harry”.

Previous ArticleNext Article