Jo vetëm që kënga u kthye në hit, por Adele sapo vendosi edhe trendin e vjeshtës!

Adele tregon një look të mrekullueshëm vjeshtor nga Lanvin me nuanca të ngrohta kafe dhe portokalli për videon Easy on me.

Ajo është kthyer pas pesë vitesh heshtje,  për të ndarë frikën dhe demonët e saj. Për të treguar për divorcin me Simon Konecki dhe kërkimin e lumturisë. Adele, tërhoqi fjalë për fjalë vëmendjen me këngën ‘Easy on me’ publikuar pak javë më parë.

Për të përfaqësuar këtë ndryshim, të manifestuar përmes nuancave më të ngrohta dhe më të ëmbla, Adele zgjodhi një pamje me shije vjeshte nga Lanvin.

Në shikim të parë bie në sy palltoja me ngjyrë amaranth, nën të duket një triko ngjyrë portokalli, me pantallona të gjera me ngjyrë çokollate me bel të lartë dhe çizme të stilit të stilit noar ngjyrë kafe. Me këtë zgjedhje të veshjes në klip, imazhi shfaqet borgjez, por është pikërisht materiali i lëkurës me shkëlqim dhe thonjtë e gjatë që i japin një theks të paparë seksi pamjes së zgjedhur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adele (@adele)

Previous ArticleNext Article