Është dëgjuar më shumë se 2.5 miliardë herë, kënga e The Weeknd vendos rekordin e ri në “Billboard”

Kënga “Blinding Lights” e The Weeknd ka hyrë tashmë në historinë e “Billboard” si e para që kryeson të gjitha listat.

Prej 90 javësh, projekti qëndron në vendin e parë të “Billboard 100”, ndërkohë që para hitit të artistit kanadez, ishte kënga e vitit 1960 “The Twist” nga Chubby Checker që mbante këtë rekord.

“Blinding Lights” u publikua në vitin 2019 dhe deri në shtator 2021 është dëgjuar më shumë se 2.5 miliardë herë.

Popullariteti i saj u rrit më shumë gjatë pandemisë pas një sfide kërcimi në “TikTok” si dhe performancës së The Weeknd në Super Bowl 2021. Si për ironi, edhe “The Twist” ishte në të njëjtin zhanër muzikor, por tashmë ndodhet në vend të dytë.

 

Previous ArticleNext Article