KreuCelebrity

Fifi vendos të largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP”: S’po marr dot frymë

Fifi ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas ngjarjes së ndodhur gjatë spektaklit të së martës.

Një gjendje e rënduar emocionale u bë shkak që ajo të mendonte dy herë qëndrimin brenda shtëpisë. Këtë mesditë ajo ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga loja dhe t’i përkushtohet shëndetit të saj.

“Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”, tha ajo.

Pas lajmit të saj, banorët janë përlotur teksa janë përshëndetur me këngëtaren.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF