KreuBusull

4 notarë gjenden të vdekur të kafshuar nga Piranjat!

Katër notarë janë gjetur të vdekur dhe të kafshuar pas një morie sulmesh të tmerrshme piranjash në Paraguaj

Eshtrat e dy notarëve të fundit u gjetën në lumin Paraguaj. Mendohet se një prej viktimave është sulmuar nga peshku i llojit Piranja pas një ataku kardiak.  Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur të mbuluar nga pickimi i piranës në lumin Tebicuary.

Trupat e katër notarëve të cilët mendohet se janë sulmuar brutalisht nga peshki i egër kanë tronditur gjithë Amerikën e Jugut.

Sulmet ndodhën në Paraguaj, ku njerëzit kanë shkuar në lumenjtë lokalë gjatë valës aktuale të të nxehtit për t’u freskuar.

Vdekja e parë e Vitit të Ri ndodhi të dielën kur një 22-vjeçar po lahej në lumin Paraguaj. Alarmi u ngrit kur ai u zhduk papritur, dhe kur trupi i tij u gjet përfundimisht 45 minuta më vonë, disa pjesë ishin shkëputur dhe ngrënë nga piranjat.

Sulmi i dytë ndodhi edhe në lumin Paraguaj kur një 49-vjeçar u gjet i vdekur pasi u sulmua nga piranjat. Ai ishte raportuar i zhdukur disa orë më parë dhe gjithashtu u gjet me pickime të rënda në fytyrë. Në këtë rast, megjithatë, besohet se burri ka vdekur nga një atak në zemër dhe vetëm atëherë është sulmuar nga piranhat.

Lumi Paraguaj është një nga më të mëdhenjtë në vend, në lagjen Ita Enramada, në jug të kryeqytetit Asuncion.

Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur me kafshime piranje në trupat e tyre në lumin Tebicuar të dielën. Ka pasur sulme të tjera të supozuara, të cilat nuk ishin fatale, por rezultuan në lëndime të rënda, në lumin Parana në klubin e peshkimit Bella Vista, i cili është në departamentin e Itapua.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF