SHBA, teste dhe maska falas në shtëpi!

Presidenti Joe Biden thotë se po i kundërpërgjigjet variantit shumë ngjitës Omicron duke shpërndarë në mbarë vendin mjetet e nevojshme. Ai i njoftoi se amerikanët do të marrin falas maska dhe 500 milionë teste shtëpie, të cilat do t’u shtohen 500 milionë testeve të njoftuara më parë. Kjo do të thotë se pothuajse çdo person në Amerikë do të ketë tashmë tre teste falas. Ai shtoi se amerikanët me siguracion shëndetësor do të rimbursohen për tetë teste në muaj.

Por, Presidenti Biden vazhdoi t’u bëjë thirrje amerikanëve të marrin atë që doktorët e quajnë mjetin më të rëndësishëm kundër këtij virusi, thote Voa Pra, më e rëndësishmja që mund të bëni është të vaksinoheni. Nëse nuk jeni vaksinuar, bashkojuni rreth 210 milionë amerikanëve që janë vaksinuar. Nëse jeni vaksinuar, bashkojuni gati 80 milionë amerikanëve që kanë marrë edhe dozën përforcuese, me mbrojtjen më të fortë të mundshme”, tha Presidenti Biden.

Vala e tanishme, e ushqyer nga varianti Omicron, ka shkaktuar një nivel rekord të shtrimeve në spital në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Varianti i ri u raportua fillimisht në Afrikën e Jugut, dhe një ndër shkencëtarët kryesorë i tha Zërit të Amerikës këtë muaj se nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i japin fund pandemisë, duhet të mendojnë përtej kufijve të tyre.

Afrikanët duhet të marrin vaksinat dhe duhet të arrijnë një nivel të lartë vaksinimi si në çdo vend tjetër, pasi mund të infektohemi si të gjithë të tjerët. Mund të sëmuremi rëndë si të gjithë të tjerët. Dhe mund të vdesim nga COVID-19 si gjithë të tjerët. Pra duhet t’i marrim vaksinat dhe t’i bëjmë të disponueshme”, thotë Dr. Salim Abdool Karim, ish-kreu i grupit të punës për COVID-in në Afrikën e Jugut.

Nëse menaxhohet në Shtetet e Bashkuara dhe lihet i pamenaxhuar në gjysmën e planetit, atëherë do të kemi më shumë variante. Dhe çdo herë që ky virus dublikon vetveten, ekziston rreziku që mund të jetë më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës, thotë Tom Hart, nga Fushata ONE, një organizatë aktiviste për politikat e shëndetësisë.

Previous ArticleNext Article