Mbrëmjen e kësaj të diele u zhvillua ceremonia e shumëpritur e çmimeve “BAFTA”.
Ceremonia u mbajt në Londër në Royal Albert Hall, dhe këtë vit pamja e të nominuarve për ngjarjen e 75-të vjetore të organizuar nga Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit nuk zhgënjeu dhe në fakt kështu duhet të ndodh duke qenë se është spektakli më i madh i çmimeve të vitit në Britani të Madhe.
Nga aktoret e “House of Gucci”, Lady Gaga dhe Salma Hayek me fustane luksoze prej kadifeje, deri te yjet e “Ëest Side Story”, Rachel Zegler dhe Ariana Debose në këtë artikull do të njiheni me pamjet më mahnitëse të ‘BAFTA Aëards 2022’.
Ngjyra e kuqe e theksuar, ar vezullues, kostume të qepura në mënyrë të përsosur dhe detajet vezulluese dominuan në një pjesë të mirë të personazheve të cilët tërhoqën vëmendjen përpara se të fillonte ceremonia.
Më poshtë do të shihni veshjet më të mira të “Bafta Awards 2022”: