Si u dobësua Kim Kardashian 7 kilogramë në tre javë që të hynte në fustanin e Marylin Monroe! 

Pasi befasoi publikun me pamjen e saj e veshur me fustanin e Marylin Monroe në Met Gala, Kim Kardashian po kritikohet tani në rrjetet sociale se promovon sjellje jot ë shëndetëshme përsa i takon mënyrës së të ushqyerit. Ylli i reality shoë-t është dobësuar 7 kilogramë brenda 3 javësh, seose në të kundërt, fustani as nuk i mbëthehej dot.

Por si ia doli të humbiste këtë peshë në kaq kohë?

“Kam mbajtur dy herë në ditë një kostume saune, kam përdorur pistën e vrapimit, hoqa dorë krejtësisht nga sheqernat dhe karbohidratet, kaloritë i kam marrë vetëm nga protestinat dhe perimet. Nuk kam vdekur urie, pork am mbajtur një dietë të rreptë”, rrëfeu ajo për Vogue.

Jo të gjithë janë dakord me të, ndaj dhe në këtë rast, kritikat nuk munguan.

“Cështja me Kim Kardashian që dobësohet për një fustan është budallallëk, nuk është OK, nuk duhet ta thoshte këtë në televizion: vajzat e reja mund ta përdorin një gjë të tillë si justifikim për problemet e tyre të ushqyerjes”, ka shkruar një nënë në Twitter.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article