“E kaluara ka vdekur”, Stresi nis një lidhje të re dhe thumbon hapur Keisin!

Arkimed Lushaj është në një lidhje të re, dhe këtë e konfirmoi vetë sot. Reperi i njohur si Stresi, publikoi në Instastory një video në të cilën shihet në makinë me të vajzë, fytyrën e të cilës e ka mbuluar.

Por ‘Panorama Plus’ thotë se ka zbuluar që vajza krah tij është një modele me emrin Megi. Ja dhe fotoja e saj që përputhet me veshjen, flokët dhe makinën në videon e Stresit, shkruan ajo.

Paskësaj, këngëtari ka publikuar dhe një status, me të cilin thumbonte me sa duket ish partneren, Keisin. “Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“- shkruan ai.

Keisi vetë është parë së fundi në shoqërinë e një djali misterioz duke nxitur dyshime se ka nisur një lidhje të re.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article