KreuCelebrity

Laureta Maqedonci konfirmon lidhjen e dashurisë me Robert Berishën?!

Këngëtari i njohur Robert Berisha gjatë një interviste të dhënë së fundmi në Top Albania Radio pranoi se ishte në një lidhje të re dashurie, madje zbuloi edhe emrin e partneres së tij, Laureta.

Kjo bëri që të aludohet se bëhet fjalë për bukuroshen nga Kosova, Laureta Maqedonci, e cila kishte postuar dhe një imazh ku në prapavijë shihej krahu i një mashkulli që kishte të njëjtën bluzë që Roberti u paraqit në intervistë.

Ndërkohë se fundmi Laureta ka ndarë një fotografi të Robertit në rrjetin esaj social Instagram dhe e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Përgjatë kësaj periudhe, ata janë treguar të pandashëm nga njëri-tjetri, dhe ky veprim i bërë së fundmi nga Laureta është marrë si një konfirmim i lidhjes së tyre të dashurisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF