Këtë pranverë/verë do të fokusohemi tek atletet transparente. Këtë deklaratë mode e kanë dhënë emrat e njohur të krijuesve të stilit të cilët në prezantimin e koleksioneve të tyre treguan trendin e atleteve të sezonit të ngrohtë.
Nëse keni ndjekur trendet e mëdha të modës të viteve ’90, do ta dini se ka një tjetër mundësi për t’u rikthyer këtë vit.
Ata që u rritën në atë dekadë, ndoshta i mbajnë mend mirë ditët e vrapimit nëpër shesh lojërash me një palë atlete transparente dhe pikërisht ato modele tani gjejnë hapësirë në pasarela, të transformuara totalisht falë riinterpretimeve elegante që e bëjnë çdo kombinim, nga kostumi deri tek fustani pranveror super cool.



















