KreuFashion

Receta e ashures, ëmbëlsira që s’duhet të mungojë sot në tryezat tuaja!

Sot nuk është Dita e Ashures, por përgjithësisht për festën e Nevruzit  ne jemi mësuar që përveç ëmbëlsirës tradicionale, sultjashit, të hamë edhe ashure.

Receta e ashures është e thjeshtë ndaj mund ta gatuani edhe vetë në shtëpi.

Ja përbërësit për 4 persona:

– 300 gr grurë për ashure
– 100 gr sheqer
– 2 lugë kanellë
– 2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)
– pak kripë për të balancuar nivelin e sheqerit
– arra, bajame, rrush i thatë, fiq etj.

 

 

Pastrojmë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me 2 – 2.5 l ujë. I shtojmë ndërkohë sheqerin, pak kripë, frutat e thata, pak kanellë dhe disa i mbajmë për zbukurim.

E lëmë lëngun të trashet pak dhe e përziejmë vazhdimisht. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë. E lëmë të ziejë edhe pak dhe më pas e hedhim nëpër tasa, të cilët i vendosim në frigorifer. Për zbukurim mund të përdorim fruta të thata, kokrra shege, kanellë etj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF