KreuFashion

Tenerife, gjithmonë Pranverë!

Nga Teuta Borova

Tenerife ishulli me pranverë e lulëzim të përhershëm, me një pozicion gjeografik në oqeanin Atlantik në krah të Afrikës perëndimore, ka një popullsi rreth 1 milionë banorë. Tenerife është ishulli më i madh në 7 ishujt e Gran Canaries, ku mbi 5 million njerëz e vizitojnë atë çdo vit duke e bërë një nga destinacionet më të vizituara të Spanjës e të botës.

Tenerife të ofron atraksione të pafundme. Santa Cruz është kryeqyteti i vetëm i ishujve Kanarie, por Tenerife është simboli arkitektonik i ishujve Kanarie.

Tenerife është e famshme për karnavalet, të cilat fillojnë nga fundi i Janarit e mbyllen me paradën e madhe javën e parë të Marsit, e cila zhvillohet në kryeqytetin e Tenerifeve në Santa Cruz, e cila është padiskutim parada më e madhe dhe më e bukura në botë mbas asaj të Rio de Janerios.

Tenerife shquhet për plazhet e shumta me rërë të zeze ngaqë vendi është ishull vullkanik, por ka edhe disa me rërë të bardhë, ku do të veçoja disa: Playa de ja Tejita, Playa de Las Teresa’s, Playa de Duque, Playa el Bollullo, Playa Jardin, Playa Las Vistas, Playa de los Gigantes, Playa del Medano, Playa del Camisón.

Në Tenerife gjithashtu është dhe një nga malet më të lartë të Europës. Mali Teide është krijuar nga shpërthimi vullkanik dhe arrin në lartësinë 3715 metra, ku gjendet edhe një park me të njëjtin emër, Parku Teide.

Maja e malit Teide është gjithmonë e mbuluar me dëborë në 4 stinët e vitit, duke e bërë edhe më interesant për turistët që shkojn dhe e vizitojnë, sepse nga temperaturat në ishull që arrijnë mbi 25 grade celsius, mund ta gjesh veten në temperatura nën zero.

Nuk mund të lë pa përmendur një tjeter atraksion në Tenerife. Fshati Masca, një fshat malor 650 metra mbi nivelin e detit, ku banojnë rreth 100 banorë dhe është i famshëm për natyrën fantastike dhe vizitohet nga shumë turistë që bëjnë hiking.

Tenerife gjithashtu është dhe shtëpia e universitetit të quajtur La Laguna themeluar në 1792 në San Christobal de la Laguna dhe është universiteti më i vjetër në gjithë ishujt Kanarie dhe mbrohet nga UNESCO.

Nuk mund të lë pa përmendur një tjetër atraksion të ishullit Siam Park i vendosur në Costa Adeja dhe ndodhet në jug të ishullit, një Aqua Park nga më të famshmit në bote me një sipërfaqe rreth 20 mijë hektarë. Një tjetër atraksion që nuk duhet humbur pa e vizituar është Loro Parque i vendosur në Puerto de la Cruz. Një kopësht zoologjik me kafshë e specie të shumta ku spikasin shfaqjet me delfinët dhe luanët e detit që e bëjnë shumë të veçantë këtë Park.

Në Tenerife është gjithashtu një pemë gjigante shumë vjeçare e cila mbledh shumë vizitore nga gjithe bota dhe quhet Dragon Tree, e cila është 21 metra e lartë, gjithashtu edeh ajo nën kujdesin e UNESCOS.

Kulinaria zë një vend të rëndësishëm në ishull me ushqimin mesdhetar gërshetuar me atë afrikan ç’ka e bën shumë të veçantë.

Tenerife gjithashtu është e famshme dhe për koncerte të yjeve të muzikës botërore ku janë një argëtim për turistët dhe banorët vendas.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF