KreuFashion

Me “Handmade By Neri” vera juaj do të bëhet më e bukur!

Dikush me pyeti një ditë, si mund të jem e veçantë me veshjet e mia të përditshme ?

Nuk m’u desh shumë kohë që t’i jepja një përgjigje pasi prej kohësh e kisha zgjidhjen e megjithatë i tregova që përgjigjen dhe zgjidhjen që ajo po kërkonte e gjen te HandmadebyNeri që me detaje të vogla arrin që të bëj diferencën në treg. Gjëra të vogla me dashuri të madhe, kështu i përkufizon Neri punimet e saj.

Artistja duarartë HandmadebyNeri e cila në profesion është laborante  kimiste  dhe precizionin e aplikuar te dhëmbët ka zgjedhur që ta sjelli në një formë tjetër artistike duke krijuar aksesorë, vëthe, spila, rrathë  të  punuara me gurë, qelq dhe kristale të  cilat i sjell në  versione shumë të veçanta dhe të punuara të gjitha me dorë. Rruazë pas rruaze duke ndjekur rrugën e kreativitetit të saj bazuar edhe në preferencat e klientëve që janë adhurues të punimeve nga handmadebyneri.

Në  gjëra të  vogla ajo shpreh të gjithë kreativiten dhe tendencat e ngjyrave. Detajet e ndritshme dhe ngjyrat e përdorura i japin jetë edhe elementit më pa jetë. Neri realizon gjithçka që shikon.

Dhe dihet që në një outfit gjërat e veçantë tërheqin vëmendje dhe e bëjnë një veshje të duket ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim çdo ditë .

IMG_9787

Dëshirat e klientit, dhe tendencat e këtij viti kanë nxitur Nerin që të punojë  një shumëllojshmëri produktesh siç janë  aksesorët, vëthet, spilat, rrathët të punuara me gure qelq dhe kristale. Portofola dhe çanta të punura me grep të cilat vazhdojnë të jenë  trend edhe këtë  vit.

Pasioni dhe dëshira e madhe e Nerit kanë bërë që të investojq kohë të konsiderueshme për të bërë këto punime të  mrekullueshme.

Nëse keni menduar që të bëni dikë të ndihet i veçantë, dhurojini një punim artizanal të punuar me shumë dashuri dhe përkushtim nga Handmadebyneri dhe në  këtë  mënyrë dhurata juaj do jetë më e vlerësuar.

Punimet handmade janë të vlerësuara për sa i përket cilësisë së materialeve të aplikuara  (kristal dhe qelq, fije më ndafshi), kombinimi i gurëve në tendencat e ngjyrave, që si duket vera e 2022 do të jetë dominante me ngjyrat si jeshile, lejla, ciklamine dhe Handmadebyneri i sjell të punuara aq bukur.

Me çdo blerje te handmadeneri mbi 10 mijë lekë përfitoni një bletë falas!

 

IMG_9786

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF