Gjatë studimeve të larta për farmaci në Tiranë, Artjona u apasionua fort pas përpunimit të bimëve dhe shndërrimit të tyre në produkte magjike mjekësore-estetike. Pikërisht aty nisi edhe mori udhë profesioni i ardhshëm i saj, ai i estetistes mjekësore.
Pasi kreu studimet master në “Christine Valmy International School for Esthetics, Skin Care, Cosmetology” një ndër shkollat më të mira në USA dhe e para e këtij lloji atje, Artjona u licensua si estetiste profesioniste. Me përvojën dhe dijet e marra përtej oqeanit, e reja nga Shkodra i solli në Tiranë ku prej pesë vitesh drejton një prej klinikave estetike lider në vend, Skinlab.
‘Më parë një lëkurë e shëndetshme, e më pas një lëkurë e bukur’ është moto me të cilën klinika ka fituar besimin e pacientëve të saj, klientë të cilët janë kthyer në të përhershëm.
Skinlab ofron spektrin e plotë të shërbimeve dermatologjike kozmetike në një mjedis profesional, miqësor dhe të rehatshëm. Qëllimi i Artjonës dhe skuadrës së saj është t’ju ndihmojnë të arrini dhe të mbani lëkurë dhe flokë të shëndetshëm e të bukur, si dhe të kontrollojnë faktorët që kontribuojnë në plakjen e parakohshme dhe dëmtimin e lëkurës. Çdo pacient merr një plan trajtimi të personalizuar që adreson kushtet dhe shqetësimet e tyre. Për Skinlab mirëmbajtja e fytyrës, flokëve apo trupit nuk është trend por nevojë.
Produktet me të cilat kjo klinikë ka zgjedhur të trajtojë pacientët e saj janë një tjetër pikë e fortë për të cilën drejtuesja e qendrës nuk bën asnjë kompromis. Produkte si Zoskinhealth, Environ apo Jane Iredale të cilat kanë kaluar me sukses disa kërkime shkencore janë në top listën e produkteve mjekësore të kujdesit të lëkurës.
Shërbimet që ofrohen në Skinlab
Trajtim VITAMIN INFUSION
Trajtim DETOX
Trajtim BIO LIFT
Trajtim COOL PEEL/PEELING
Trajtim MICRONEEDLING (DERMAPEN4)
Trajtim me BIOPTRON LED THERAPY
Trajtim MEZOTERAPI
MIKRODERMOABRAZION
RADIOFREKUENCE & ELECTROPORATION
Trajtime TRUPI-FIZIOTERAPI
Environ Body Profile (për celulitin)