Tortelloni me ragu perimesh dhe tartuf të zi
Përbërësit: 300 gr miell, 300 gr mish viçi i grirë, 100 gr parmixhano, 100 gr proshutë, 80 gr gjalpë, 1 karotë, 2 lugë qiqra, arrëmyshk, rozmarinë, 1 tartuf i zi, verë e bardhë, 1 qepë, 1 selino, lëng mishi, 1 presh, 4 vezë, 1 kungull i njomë, kripë dhe piper.
Përgatitja: Pastrojmë karotën, selinonë dhe qepën, i grijmë për të përgatitur mbushje. Shkrijmë në një tigan 50 gr gjalpë, shtojmë perimet, mishin e grirë, rozmarinën, pak kripë e piper. I skuqim dhe shuajmë me një gotë verë. E lëmë të avullojë dhe vazhdojmë zierjen për 20 minuta, duke shtuar herë pas here nga një lugë lëng mishi. I heqim rozmarinën dhe e përziejmë përgatitjen me proshutë, parmixhan, arrëmyshk të grirë, 1 vezë, kripë dhe piper.
Marrim miellin dhe përgatisim brumin me 3 vezë derisa të përftojmë një brumë të butë. E mbështjellim dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. Hapim brumin në fletë të holla, i presim në forma të rrumbullakëta me diametër 8 centimetra. Realizojmë mbushjen: vendosim brenda salcën dhe e palosim në të dyja skajet në mënyrë që të formohet një gjysmëhënë. Tortellonet i lyejmë me miell dhe i lëmë të pushojnë.
Pastroni, lani dhe prisni 1 presh, 1 karotë dhe kungullin e njomë. Pastroni tartufin dhe copezojeni një të tretën e tij. Shkrini në një tigan pak gjalpë, shtoni perimet, kripë dhe piper, pastaj tartufin e grirë dhe një lugë lëng mishi të nxehtë. Gatuajeni për 5 minuta dhe në fund shtoni 2 lugë qiqrash të grira.
Ziejini tortelonët në lëngun e mishit të zier me bollëk, kullojini dhe hidhini në ragunë e perimeve, duke i shtuar sipër tartufin e mbetur të prerë në rripa.