KreuFashion

Poezitë e Kadaresë në një CD, interpretuar nga aktorët e njohur!

Është kaq bukur kur aktorët më të mirë të kinematografisë shqiptare bëhet bashkë për të interpretuar disa nga poezitë më të bukura të shkrimtarit të njohur Ismail Kadaresë.

Bëhet fjalë për “Kristal” një projekt i veçantë dhe unik, i cili do të bëjë bashkë zërat e aktorëve të dashur në një CD.

Emra të mëdhenj si Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Raimonda Bulku, Gëzim Rudi, Olta Daku, Arben Derhemi do të mbajnë një performancë të jashtëzakonshme poetike në shtëpinë muze të Ismail Kadaresë.

Disku nën titullin “Kristal” do të promovohet këtë të martë, më 14 qershor, në orën 19:30, me pjesëmarrjen e të ftuarve specialë të cilët do të mund të shijojnë një udhëtim unik në atelienë e një shkrimtari si Ismail Kadare.

 

Në këtë performancë do të interpretojë gjithashtu këngëtarja Erinda Agolli, në flaut Daorsa Dervishi, kitarë Arbër Çerri dhe balerinë Kristina Ici. Ky projekt është ideuar e kuruar nga Driada Dervishi, me producente Raelva Shabanaj dhe kompozitor Haig Zacharian.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF