Amber Heard në ditë të keqe: Fotografohet duke blerë veshje të lira!

Amber Heard u fotografua duke blerë rroba në dyqanin TJ Maxx në Hamptons, një zinxhir dyqanesh që shet artikuj me çmime mjaft të lira. Fotot ndërkohëkanë shkaktuar reagime të mëdha, sepse shumë përdorues të rrjeteve sociale mendojnë se ajo i ka porositur këto fotografi që ta bëjë publikun të ndjejë keqardhje për të.

Aktorja është shfaqur duke bërë pazar me motrën e saj, Whitney Henriquez. Ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe me blerjen e rrobave më të lira, njerëzit kanë vënë re se ajo po përpiqet të duket sikur është “larguar” nga stili i saj i mëparshëm luksoz, thotë Telegrafi.

“Amber mendon se ne jemi budallenj. Ajo padyshim që po përpiqet të fitojë simpati duke blerë në TJ Maxx, sepse po përpiqet të duket e varfër. Përpjekje e mirë”, ka shkruar një përdorues në Twitter. “TMZ padyshim se ka marrë para për këto fotografi. Gjithçka që bën kjo femër e sëmurë është një shoë”, shtoi një tjetër. “Paparacit nuk lejohen të hyjnë në dyqane apo jo? Atëherë si ia dolën ta fotografonin Amberin në TJ Maxx? A janë vërtet kaq budallenj ata që e mbështesin?”, është komenti i radhës.

Pasi Johny Depp fitoi gjyqin ndaj saj për shpifje, aktorja duhet t`i paguajë ish partnerit një dëmshpërblim prej miliona dollarësh.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article