Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ndarë sot një postim në rrjetin socjal Facebook duke kujtuar përvjetorin e 6-të të humbjes së babait të saj.
Musliu ka ndarë disa fjalë prekëse për të atin shoqëruar me një album fotografik që nga fëmijëria e saj dhe kujtimet me të.
“Dashuria më e madhe e jetës, mbreti i zemrës time, krenaria ime, më mungon çdo sekond, minut e orë.
Në vend që të qaj për ty, unë vazhdoj të gjej forcë në këshillat tua që më mësuan të kaloj çdo sfidë e në përqafimet tua që më dhanë mbështetje e lumturi pafund. Faleminderit që bashkë me mamin, më mësuat të jetoj e punoj me dinjitet e dashuri për familjen, miqt e dashamirët duke mos ja kthyer kurr shpinën vendit tim”, ka shkruar Musliu



















