KreuArt

Njihuni me pagën marramendëse të Chiara Ferragni!

Është e vështirë të mos e keni parë të paktën një herë të vetme në rrjete sociale Chiara Ferragni, por për të gjithë ju që nuk e dini, Chiara Ferragni është një blogere, biznesmene, stiliste dhe modele italiane e cila ka bashkëpunuar me markat më në zë të modës dhe bukurisë përmes blogut të saj “The Blonde Salad”. Në shtator 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes si “Top Fashion Influencers”.


Le të përpiqemi të kuptojmë se si ka ardhur evolimi i saj për të arritur deri këtu. Gruaja dhe influencuesja më e famshme në Itali ishte bërë markë edhe para martesës me këngëtarin e famshëm italian Fedez.  Por tashmë të dy kanë krijuar një markë të vërtetë “Ferragnez”.  Dhe rreth tyre Amazon së fundmi ka publikuar një serial ku vihet në skenë përditshmëria e çiftit dhe fëmijëve të tyre Leone dhe Vittoria. Ky fakt do të mjaftonte për të treguar suksesin e një marke që forcohet çdo vit dhe që nuk ka nevojë për marka të veçanta, slogane, por thjesht një emër dhe një mbiemër, Chiara Ferragni, që ka mjaftuar për të tërhequr të gjithë ndjekësit dhe klientët.


Por mos u habisni kur t’ju tregojmë sa është rroga e Chiara Ferragni. Në lista të hapura të llogaritjeve të të ardhurave që kanë disa nga personazhet VIP, më të famshëm dhe më të pasur në showbizit, këto janë të dhënat për fitimet e blogeres.
Fitimet vjetore arrijnë shumën: 19.2 milionë Euro
Fitimet mujore : 1.5 milionë Euro
Fitimet javore: 370 mijë Euro
Fitimet ditore: 73 mijë Euro

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF