Plot 12 mijë euro për një puthje me William Levy!

Nëse ka një aktor që ngjall pasion në të gjithë botën, ai është William Levy. Aktori i telenovelës mahnit gjithmonë në çdo daljen që ai bën.

Së fundmi, aktori u bë një nga protagonistët e Starlite Gala, një ngjarje bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha nga vendi europian.

Në këtë ceremoni, u organizua një ankand ku u ofrua puthja e aktorit kubanez Levy. Gjatë ankandit u prezantuan vepra të ndryshme megjithatë momenti më i spikatur ishte oferta e tre puthjeve nga William Levy, për të cilat u ofruan shifrat 6 mijë, 10 mijë deri në 12 mijë euro.

Në klipet e publikuara nëpër rrjetet sociale shihet se fatlumja që mori puthjen e aktorit me vlerën më të lartë ishte Sandra García-Sanjuán Machado, bashkëthemeluesja e Starlite Group.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article