KreuArt

Këto janë 9 çantat ikonike, më të shiturat në histori!

9 çantat ikonike

Ka disa gjëra që edhe ata më pak të apasionuarit pas modës i bën të mbeten pa fjalë. Po flasim për çantat ikonë, 9 modelet më të famshme, më të shiturat në histori. Edhe pse çdo sezon dizenjohen dhe prodhohen qindra syresh, ato të vjetrat, mbeten më të pëlqyerat: Chanel apo Hermes, LV apo Chloe, Lady Dior apo Fendi, çantat që kanë gdhendur emrin e tyre në historinë e modës.

Chanel – Çanta flap 2.55

Është ëndrra e çdo gruaje. Forma e madhësia e përkryer, ideale për punë ose mbrëmje.

Louis Vuitton – Speedy 30

Monograma e artë LV, ka frymëzuar personazhe të famshëm, edhe njerëz të thjeshtë.

Hermes – Çanta Kelly

Një nga më të bukurat dhe më të shtrenjtat, para të cilës asnjë grua nuk ka rezistuar.

Chloe – Çanta Drew

Chloe nuk gabon lehtë, ndaj Drew sugjeron një version me ngjyra për një pamje casual.

Gucci – GG Supreme

Edhe pse tejet klasike, ka një strukturë të butë prej lëkure, e bollshme dhe praktike.

Fendi – Baguette

Një çantë e limituar, e cila përdoret për mbrëmje e cocktaile për një pamje lozonjare.

Alexander McQueen – Legend

E bukur, e strukturuar dhe e zezë klasike për të gjithë fashonistat, por  jo vetëm.

Christian Dior – Lady Dior

Prej lëkure, kadife, mikrofibre, mëndafshi, xhinsi apo pitoni, ajo është thesht Lady Dior.

Prada – Saffiano

Një nga më të bukurat, ikoniket, e cila reflekton standartin dhe artin e punimit artizanal.

Botuar nw Revista BORDO!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF