29.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Shtator, 2023
spot_imgspot_img

Lidhja me Markun, Rudina tregon reagimin e familjes: Mami nuk më foli, motra…

Lidhja e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun u komentua gjerësisht në mediat rozë,  emadje pati edhe pretendime se kjo kishte qenë arsyeja e ndarjes së saj nga ish bashkëshorti. Aktorja nuk ngurron të reagojë ndaj komenteve të tilla, e në të njëjtën kohë të shprehe hapur dashurinë për partnerin.

Ajo ishte e ftuar së fundi bashkë me të motrën, Jeredën në programin “Rudina”, ku Dembacaj tregoi se të dyja kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Madje motra rezulton ta ketë mbështetur në momentet e vështira të afrimit me Markun, kur e ëma dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin pasi nuk ishin dakort.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi.

Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”- rrëfeu Dembacaj.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit