KreuCelebrity

“Zemër Luana”, Detaje nga programi i ri i Luana Vjollcës!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca do të rikthehet së shpejti në ekran, por këtë herë programi i saj do të jetë nën logon e televizionit Klan.

Së fundmi moderatorja dhe faqja zyrtare e televizionit kanë publikuar promon e programit, duke zbuluar detaje të reja. Ajo ka tërhequr vëmendje teksa qëllimisht ka zgjedhur në videon e publikuar luanin e “Metro-Goldwyn-Mayer”, i cili në formë shakaje transformohet dhe merr trajtën e Luanës.

Imazhet e publikuara si në foto dhe në video janë ikona e luanit dhe një zemër ngjyrë vjollcë, të cilat shoqërojnë më së miri titullin e programit “Zemër Luana”. “Mezi po pres të ritakohem me ju o zemër Luana-t e mi!”, shkruan moderatorja në postimin e saj.

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Mbetet për t’u parë se çfarë formati do të jetë “Zemër Luana”..

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF