KreuCelebrity

Pse Katy Perry refuzon të punësojë dado me kohë të plotë për vajzën e saj?

Katy Perry nuk dëshiron të punësojë një dado me kohë të plotë për vajzën e saj dhe të Orlando Bloom, Daisy, pavarësisht se është e zënë me karrierën e saj.

“Unë jam duke punuar shumë dhe gjithmonë kam punuar shumë”, tha Perry, 37 vjeçe, në episodin e së hënës të podcast-it “Smartless”, teksa më tej vazhdoi, “Unë kam një dado të mrekullueshme, por nuk kam një dado me kohë të plotë, sepse mendoj se nëse do të kisha një dado me kohë të plotë, atëherë nuk do të mund të dija kurrë se si të kujdesesha për vajzën time siç duhet”.

Këngëtarja e “Fireworks” shpjegoi se sa herë që nuk punon, kalon kohë me të bijën, “Nuk ka rëndësi nëse kam pasur një shfaqje që shkon deri në orën 23:00 një natë më parë, zgjohem në orën 6:00 që të hamë mëngjesin bashkë”.

Perry rrëfeu gjithashtu se vajza e saj 2-vjeçare ka filluar të flasë dhe ajo mërzitet kur zbulon se Daisy e vogël përdor fjalë që këngëtarja nuk e ndihmoi t’i mësonte.

Kujtojmë që Perry dhe aktori i “Lord of the Rings” mirëpritën Daisy, fëmijën e tyre të parë së bashku, në gusht 2020. Ata janë fejuar që nga shkurti i 2019-s, pas një lidhjeje 3-vjeçare. Bloom ka qenë i martuar më parë me Miranda Kerr nga viti 2010 deri në vitin 2013. Ata kanë një djalë 11-vjeçar, Flynn.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF