KreuCelebrity

FOTO/ Khloé Kardashian zbulon portretin e ëmbël të të birit!

Khloé Kardashian ka ndarë portretin e parë të djalit të saj të vogël, fëmijës së dytë me Tristan Thompson, në episodin e ri të “The Kardashians”.

“Jam shumë mirënjohëse”, tha Kardashian për fëmijën e saj të dytë, “Është një dhuratë kaq e bukur që ne mund ta kemi”.

Kim Kardashian iu bashkua motrës së saj, 38 vjeçe, në spital në episodin e së enjtes, së bashku me nënën surrogate. “Oh Zot, ai duket vërtet si, True”, tha Kim duke iu referuar vajzës 4-vjeçare të Khloé.

Klipi vjen pasi Khloé njoftoi se ajo dhe Tristan kishin mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku përmes një nëne surrogate në gusht.  Khloé ka folur edhe për marrëdhënien e saj dhe të Tristan pas tradhtisë së basketbollistit shumë të përfolur.

Themeluesja e “Good American” më herët ka ndarë një video në Story-n e saj në Instagram ku djali i saj shfaqej duke qarë, megjithëse te “The Kardashians” është hera e parë që kemi portret të plotë të vogëlushit. Dhe duhet thënë se është shumë i lezetshëm!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF